Arber Ismajli: Atmosferë e jashtëzakonshme me qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli ka marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai është mirëpritur në një atmosferë të jashtëzakonshme nga qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve
Postimi i plotë:
Atmosferë fantastike me njerëz të mrekullueshëm,
Bashkë me kandidatët për Asamble Komunale, Florina Jerliu, Gresa Krasniqi Fazliu, Sami Ahmeti, Drenushë Maloku Bejtullahu dhe Shpresa Kurteshi Emini, takuam qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku përjetuam një atmosferë që të mbush me përplot vullnet, shpresë e besë për ndryshimin e madh dhe kthimin e demokracisë në qeverisjen e ardhshme në Gjilan.
🫶🏼Zemra e Gjilanit rreh fort kur qytetarët bashkohen me një zë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.
Fjalët e tyre, besimi dhe përkrahja e fuqishme që po na japin çdo ditë, janë garancia më e madhe se kjo është rruga e duhur.
Gjilani nuk do të mashtrohet më, nuk do të zhgënjehet më dhe koha është e jona, koha është e bashkëqytetarëve!
🙏🏼Faleminderit shumë për përkrahjen që po na shpërfaqni me zemër të hapur. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në shtëpinë që e duam të gjithë.
Gjilani i ri do të bashkëqeveriset me ju dhe vetëm për ju!