Arbër Ismajli iu drejtohet me një mesazh falënderimi qytetarëve të Gjilanit pasi siguroi balotazhin

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli iu është drejtuar me një mesazh falëndërimi qyetarëve të Gjilanit.
Ismajli në Facebook ka shkruar se mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë.
‘Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë’, ka shkruar ndër të tjera ai.