75 Mall Live Search
09:20 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

Arbër Ismajli: LDK-ja me energji të jashtëzakonshme, Gjilani po vjen drejt fitores së madhe

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të fuqishëm me strukturat e partisë, të cilin e ka cilësuar si një ndër më të veçantët e fushatës deri tani.

Ismajli ka falënderuar secilin aktivist, të ri, grua dhe qytetar që po e mbështet në këtë garë, duke theksuar se LDK-ja është gati për fitoren e madhe të dielën.

“Sonte patëm një takim të jashtëzakonshëm me njerëz të zemrës, që po japin çdo ditë vullnet, kohë dhe përkushtim. Entuziazmi, uniteti dhe besimi në sallë treguan qartë: LDK-ja është gati për fitore”, u shpreh Ismajli.

Ai shtoi se ndryshimi i shumëpritur për Gjilanin e ri po vjen, dhe se vizioni i tij bazohet në rikthimin e dinjitetit, zhvillimit dhe punës së ndershme për të gjithë qytetarët.

“Fitorja është e jona sepse jemi me qytetarët, jemi për Gjilanin”, përfundoi ai, duke i dhënë një mesazh të qartë mbështetësve: Shihemi në fitoren e madhe!