75 Mall Live Search
11:12 / E Diele, 28 Shtator 2025 / b l

Arbër Ismajli takon qindra mësimdhënës të Gjilanit: Zëri i shpresës për ndryshim


Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka zhvilluar një takim me me mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit.

Ismajli ka thënë se mësimdhënësit tanë janë shtyllë e zhvillimit dhe ndërtimit të shoqërisë sonë.

“Prandaj, mësimdhënësit duhet të kenë trajtimin e merituar, dhe ne zotohemi para tyre se bashkë me mësimdhënësit do të ndërtojmë një sistem arsimor më të fortë dhe më modern, ku sakrifica dhe përkushtimi i tyre do të vlerësohen dhe mbështeten maksimalisht”, ka shkruar ndër të tjera ai.