19:34 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / FR

Arbër Krasniqi zgjedhet kryetar i OHT-së në Pejë

Sot në ambientet e Hotel “Dukagjini” është mbajtur Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Njësisë Rajonale të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në Pejë.

Në këtë Kuvend, duke u shpalosur sfidat dhe sukseset, u prezantua para pjesëmarrësve puna e OHTK-së gjatë katër viteve të kaluara.

Kuvendi në mënyrë unanime zgjodhi z. Arber Krasniqi kryetar të Njësisë Rajonale të OHTK-së në Pejë.

Kuvendi me propozimin e kryetarit Krasniqi zgjodhi znj.Teuta Kryeziu dhe z.Visar Bërdynaj nënkryetar të Njësisë Rajonale  të OHTK-së në Pejë.

Nga ky kuvend u zgjodh edhe kryesia e kësaj Njësie.

Kuvendi propozoi edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të OHTK-së nga Njësia Rajonale e OHTK-së në Pejë si dhe delegatët për Kuvendin e OHTK-së.

Njësia Rajonale e OHTK-së në Pejë propozoi znj.Arlinda Shoshi si anëtare të kryesisë së OHTK-së në qendër.

Ky Kuvend Zgjedhor, ashtu siç është përcaktuar me Statutin dhe Rregulloret e Odës, është monitoruar nga Kryetari i OHTK-së Hysen V. Sogojeva, Kryetari i Kuvendit Armend Delijaj si dhe nga anëtari i kryesisë së ngushtë Mr. Sadik Maqedonci si pëfaqësues të Odës në qendër.

Kuvendet Zgjedhore do të mbahen edhe në Njësitë tjera Rajonale të OHTK-së dhe pastaj do të mbahen edhe Kuvendi dhe Këshilli Drejtues i OHTK-së në qendër.