75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arbër Sadiku, 20 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj

Arbër Sadiku, 20 vjeçari nga Prishtina më 16 nëntor të vitit 2018 falë kontributit të shqiptarëve anembanë botës u operua nga tumori në tru në spitalin “National euroscience institute” në Gjermani nga prof.Majid Sami.

Pas operacionit familjarëve ju thanë se çdo gjë shkoi mirë dhe se Arbëri do ta vazhdojë jetën normale. Por pas dy muajsh operim, erdhi raporti nga spitali dhe aty tregohej se Arbërit nuk i’u ka hequr tërësisht tumori dhe se do të ketë nevojë për “PROTHON TERAPY” ose në të kundërtën jeta e djaloshit është në rrezik.

PROTHON TERAPY është shumë e kushtueshme dhe këtë terapi e bëjnë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli dhe Gjermani.

Çmimin më të lirë e ka ofruar spitali në Esen të Gjermanisë, 75000 euro.

Shqiptarët çdoherë e ndihmojnë njëri-tjetrin, le ta ndihmojmë Arbërin të shërohet e të jetojë i shëndoshë!

Më poshtë mund të gjeni edhe numrin e llogarisë bankare në të cilën mund të ndihmoni me aq sa keni mundësi./Indeksonline/