Arbër Tolaj takon veteranët e luftës në Pejë: Janë burra që mbi supet e tyre qëndron historia e Kosovës
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dr. Arbër Tolaj, ka zhvilluar sot në Pejë një takim me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe bashkëluftëtarë.
Tolaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim ishte i pranishëm edhe lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka theksuar se burrat e UÇK-së mbështeten mbi historinë e Kosovës dhe se qëndrimi ndaj tyre është një obligim moral.
“Janë burra që mbi supet e tyre qëndron historia e Kosovës. Qëndrimi me ta është obligim moral, meqë sakrifikuan gjithçka dhe nuk u zmbrapsën, as në orët më të rënda.Mirënjohje e thellë dhe respekt i përhershëm për secilin prej tyre.”, ka shkruar Tolaj./IndeksOnline/

