75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Arbër Zeneli afër të bëhet me klub të ri, po synon kthimin në Suedi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon të jetë pa klub që nga largimi prej Adana Demirspor.

Zeneli po planifikon rikthimin në Suedi te ish-skuadra e tij e fëmijërisë, Elfsborg, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur suedeze “Goteborgs-Posten”.

29-vjeçari u largua nga Superliga e Turqisë për shkak të problemeve me pagat, pasi zhvilloi vetëm 12 ndeshje dhe bëri një asist.

Nga Elfsborgu, Zeneli ishte larguar gjatë vitit 2016, ku ishte transferuar në Holandë, te Heerenveen.

Më pas, Zeneli nënshkroi kontratë me klubin e njohur në Francë, Stade Reims për 4 milionë euro./Indeksonline/