Arbër Zeneli lë pas lëndimin, shfaqet në stërvitje, babai i tij ka disa fjalë për të

Ylli kosovar, Arbër Zeneli duket se e ka lënë pas lëndimin, që e ka mbajtur atë për një kohë të gjatë jashtë fushës.
Në disa fotografi të publikuara nga Babai i tij, Avni Zeneli futbollisti kosovar është parë mjaftë i lumtur në këto stërvitje.
Për IndeksOnline foli edhe babai i Arbërit, i cili tregoi se këto nuk janë stërvitjet e para që nga rikthimi i tij nga lëndimi, por kishte bërë më shumë stërvitje.

Po ashtu Avni Zeneli në fotot e publikuar ka shkruar “Do të jemi të gatshëm për çdo sfid futbolli”.
Rikthimi i Arbërit do të jetë një lajm mjaftë i mirë për skuadrën franceze Reims por edhe për Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/.



