Arbër Zeneli me të fejuarën shfaqen me veshje kombëtare

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli po i shijon në maksimum pushimet.
Zeneli së bashku me të fejuarën janë veshur me rroba kombëtare shqiptare, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Reims duket shumë i lumtur me plis dhe me flamur kuq e zi.
Kujtojmë se Zeneli është duke u rikuperuar pas lëndimit që ia humbi sezonin. /Indeksonline/
