Arbër Zeneli motivon futbollistët e Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka motivuar shokët e tij të kombëtares së Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Spanjës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, sulmuesi i Reims ka postuar një fotografi me bashkëlojtarët e tij në kombëtare duke thënë “Suksese sonte djema”, transmeton Indeksonline.
Zeneli nuk ka mundur të jetë pjesë e Kosovës në këto ndeshje kualifikuese për shkak të një lëndimi që pritet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë. /Indeksonline/
