Arbër Zeneli në portë Rajkoviqin, Mërgim Vojvoda Milinkovic-Saviqin!
Dy yjet e Kosovës, Arbër Zeneli e Mërgim Vojvoda do të kenë bashkëlojtarë në skuadrat e tyre dy serbë.
Që të dy janë portierë dhe janë transferuar gjatë kësaj jave.
Skuadra e Zenelit, Reims e ka blerë nga Maccabi 31 vjeçarin, Predrag Rajkoviq.

Skuadra e Vojvodës, Standard Liege e ka zyrtarizuar sot 22 vjeçarin serb nga Torino, Vanja Milinkoviq-Saviq./Indeksonline/
