13:43 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arbër Zeneli nuk e lëshon këtë rast, në përkrahje të shokëve të tij

Arbër Zeneli do të jetë i pranishëm në stadium për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen ndaj Anglisë.

Ylli i Reimsit është në Kosovë ku sot do ta shikojë nga shkallët e stadiumit ndeshjen me Anglinë.

Por, ai gjatë ditës është parë në vendlindjen e tij, në Mitrovicë, ku ka kaluar kohë me të afërmit e tij.

Ndryshe, Zeneli më parë kishte konfirmuar se do të rikthehet në fushat e gjelbra nga janari i vitit 2020./Indeksonline/