75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Arbër Zenelit po i bën mirë karantina, s’po i ndal stërvitjet

Arbër Zeneli është duke vazhduar stërvitjet e tij në kushte shtëpie derisa futbolli evropian po pushon për shkak të koronavirusit.

Ylli i Kosovës, i cili vuajti gjatë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e kualifikimeve kundër Malit të Zi, duket se gjithçka e ka lënë të kaluar.

E fejuara e Arbërit, Majlinda ka ndarë disa video ku shihet futbollisti duke u stërvitur.

Pas rikthimit nga lëndimi, 25 vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta me skuadrën e parë të Reims dhe një ndeshje të plotë me skuadrën e të rinjve. /IndeksOnline/