18:49 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arbëreshët me foto nga Lezha, i japin përkrahje Shqipërisë

Sot është një ndeshje e veçantë. Shqipëria luan kundër Italisë, katër herë kampione e botës. Tifozët Kuq e Zi janë kujtuar për arbëreshët, ata që jetojnë në territorin italian, por se nuk e kanë harruar asnjëherë vendin e tyre, Shqipërinë.

Statusi i TKZ:

Disa prej miqve tanë arbëreshë, të cilët po na kthejnë vizitën të shoqëruar nga anëtarë të TKZ drejt Shkodrës. Respektuan bojkotin tonë prandaj do të jemi bashkë në qytetin e Shkodrës, për të ndjekur ndeshjen jashtë stadiumit!

Foto: Pranë memorialit të Heroit në Lezhë./Shekulli