12:20 / E Premte, 15 Qershor 2018 / k.v

Arbëreshët me veshje kombëtare rrugëve të Prishtinës (Foto)

Një grup i arbëreshëve nga Italia të veshur me kostume kombëtare dhe të mbështjell me flamujt Kuq e Zi, janë parë sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ata prej ditësh po qëndrojnë për vizitë në Kosovë ku po shohin bukuritë e vendit tonë, transmeton Indeksonline.

Në mesin e tyre ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj./Indeksonline/