75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Arbëria bën “goditjen” e radhës në merkato, transferon talentin e Superiores

Skuadra e Arbërisë ka bërë transferimin e radhës në këtë merkato.

Gresild Lika do ta veshë fanellën e Arbërisë deri në fund të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

Ai u huazua nga ekipi i Superiores së Shqipërisë, Bylis Ballsh. 23 vjeçari luan në pozitën si sulmues krahu.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen Gresild Lika

KF Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika si formë huazimi tek klubi yn. Lika, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut. 23 vjeçari nga Shqipëria së fundi ishte pjesë e ligës superiores shqipëtare me ekipin ‘Bylis Ballsh’. Ai bashkohet tek KF Arbëria për stinorin pranvere- vere 2020/21 në një periudhë 6 mujore. Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese!