Arbëria e mposhtë në miqësore Gjilanin, shkëlqen transferimi i ri i “Stuhisë së Kuqe”

Klubi i sapo inkuadruar në Superligë të Kosovës, Arbëria ka arritur ta mposhtë në miqësore nënkampionin e Kosovës, Gjilani.
Ekipi nga Lipjani shënoj fitore me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.
Dy golat për “Stuhinë e Kuqe” i shënoj transferimi i ri, sulmuesi Sunaj Hasani.
Në këtë takim u lënduar lojtari i Gjilanit Useini, i cili pritet të mungoj në fillim të këtij sezoni për “Skifterët”./Indeksonline/