75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Arbëria e pëson edhe nga Trepça’89, ‘sharron’ në vijën e kuqe

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.

Trepça’89 ishte në epërsi me golin e Shala në minutën e 8’të të takimit, gol ky që doli të ishte vendimtar në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Por, rast fantastik për të barazuar rezultatin e kishte Santos i Arbërisë i cili nga penalltia nuk arriti të shënoi gol, pasi goditja e tij përfundoi jashtë.

Kështu, ky takim u mbyll me rezultatin final në 0:1.