75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Arbëria – FC Besa, Morina: Secila ndeshje është finale në vete

Nesër me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arbërisë dhe FC Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 30’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria do të mundohet që me çdo kusht ta fitojë këtë takim, për të luftuar për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline

Për të kuptuar më shumë se si janë planet për ndeshjen e nesërme, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin e Arbërisë, Arbnor Morinën.

Morina, tha se do të mundohen të japin më të mirë nga vetja, por që lëndimet i kanë sanksionuar ata.

“Secila ndeshje është finale në vete. Tek ekipi po vërehet një barrë e madhe psikologjike si pasojë e dëmtimeve por të cilat duhet t’i tejkalojmë”, tha fillimisht tekniku.

“Kështu, lëndimet po bëjnë të veten në momentin më të keq për neve”.

Ai gjithashtu tha se Besa është ekip i dëshmuar, por beson se djelmoshat e tij do të mundohet të bëjnë më të mirën për të arritur atë që dëshirojnë.

“Besa ka dëshmuar atë që e kam thënë qysh herët se janë ekip që dëshiron të luajë dhe të dëshmohet. Unë jam i bindur se djemtë do të bëjnë më të mirën nga vetja dhe të arrijnë atë që synojmë të gjithë së bashku”, përfundoi Morina.

Kujtojmë se Arbëria aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në tabelë ku ka grumbulluara 27 pikë e Besa ndodhet në fund me vetëm dhjetë pikë./IndeksOnline/