75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Arbëria fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës e Gjilani ‘turpërohet’ nga Trepça’89

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll që filluan nga ora 13:00.

Skuadra e Arberisë e ka fituar ndeshjen ndaj Drenicës në frymën e fundit, me golin e realizuar nga Hysen Bytyqi i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të këtij takim, shkruan IndeksOnline

Pra, rezultati final i këtij takimi u vendos në 1:0.

Ndërsa në takimin e dytë ndërmjet Trepçës’89 dhe Gjilanit, u zhvillua një ndeshje fantastik, 89-shi tregoi forcën, ku e fitoi këtë përballjen në 3:0 ndaj Gjilanit.

Golat për Trepçën’89 i realizuan, Muja, Sie dhe Nimani.