Arbëria mban mbledhjen e radhës, mirret ky vendim

Arbëria e Lipjanit si duket do t’i tejkalon problemet që kishte një javë më parë pas dorëheqjes së kryesisë së klubit.
Me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale, Arbëria ka njoftuar se skuadra e tyre pritet të shëndërrohet në Shoqëri Aksionare.
Madje, tashmë është formuar edhe një komison i cili do të vlerson edhe punën e aksionerëve në këtë skuadër.
Më poshtë njoftimi zyrtar i lëshuar minuta më parë:
Kuvendi i KF Arbëria në bashkëpunim me Kryesien e Fsh.Dobrajë e udhëhequr nga Kryetari Skender Gashi mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e radhës, me pikat e rendit si vijon:
1.Prezantimi i Procedurave, për kthimin e klubit nga OJQ, në Shoqëri Aksionare,
2.Të ndryshme;
Ajo se çfarë vlen të theksohet ishte dhe pjesëmarrja e donatoreve(aksionareve) dhe përfaqësuesesve të donatorve (aksionareve)!
Gjatë diskutimeve nga antaret e Kuvendit u treguan procedurat për kalimin e KF Arbëria nga OJQ, në Shoqëri Aksionare!
I pranishem ishte dhe Z.Bekim Zaskoku i cili i shqyrtoi më detajisht para të gjitheve procedurat e kalimit të klubit nga OJQ në Shoqeri Aksionare!
Vullneti për t’u bashkuar në klub si aksionar u shfaq nga shume njerëz të cilet dëshirojne ta shohin KF Arbëria në majet e sukseseve!
Donatoret ata te cilet shprehen deshiren për t’u bërë pjesë e klubit si aksionare, u njoftuan mbi procedurat në kalimin si Shoqeri Aksionare dhe kriteret te cilat duhet plotesuar. Në fund Kuvendi krijoi një komision i cili do vazhdoje punimet me donatoret (aksionaret). Komisioni përbëhet nga tre anëtar si: Skender Gashi, Mehdi Bahtiri dhe Naim Stullca.
Ky komision do vazhdojë punimet me donatoret ( aksionaret) dhe në harmonizim me vullnetin e antareve te kuvendit, antarve të kryesise dhe bashkëpunimin në donatoret (aksionaret) do të arrijnë që shumë shpejtë të mbyllin fazen e punimeve dhe të gjejnë kompromisin për gjithë ata të cilet kane shprehur deshiren që të bëhen pjesë si aksionarë të KF Arbëria!.