Arbëria nuk ka të ndalur, firmos edhe me një futbollist të huaj

Skuadra e Arbërisë nuk po ndalet me transferimet e reja, kjo pasi këtë sezon do të promovohen në Superligën e Kosovës në futboll.
Tashmë, klubi ka njoftuar edhe transferin e ri e që është, Prince Mambouana, i cili ka luajtur në Ligën e Maltës, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Arbërisë përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar.
” Mirësevjen Destin Prince-Loïc MambouanaKF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës. Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojn më të miren deri në arritjen e objektivave”.
