75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arbëria nuk ndihet e qetë, vjen me një reagim të ashpër për gjyqtarët në ndeshjen ndaj Ballkanit

Skuadra e Arbërisë e ka humbur takimi ndaj Ballkanit me rezultat final në 2:4, duel ky në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas kësaj humbje, skuadra e trajnerit, Arbnor Morina fajëson gjyqtarët e këtij takimi, me pretekst se nuk referuan si duhet dhe se vendosën ndeshjen në mënyrë të njëanshme, shkruan IndeksOnline.

Arbëria, përmes një postimi në “Facebook” shkruan një reagim të gjatë, duke ua lënë fajin gjyqtarëve për humbjen e ndeshjes ndaj Ballkanit.