75 Mall Live Search
17:05 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Arbëria nuk po mund të bëhet rehat, tash ndeshjet si vendas do t’i luaj në një tjetër stadium

Skuadra e Arbërisë gjatë tërë këtij sezoni nuk ka mundur t’i zhvilloj ndeshjet në qytetin e Lipjanit për shkak të problemeve me stadiumin.

Për shkak të kësaj, skuadra nga Dobraja është detyruar të ndryshoj shpesh lokacionet për ndeshjet si vendas.

Së fundmi, Arbëria ndeshjet si vendas i luajti në Ferizaj, por klubi nga Lipjani është detyruar që përsëri të ndryshoj lokacion.

Indeksonline mëson se tash e tutje skuadra e tij ndeshjet si vendas do t’i luaj në stadiumin e Llapit “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Llapit ia ka mundësuar Arbërisë që edhe t’i zhvilloj stërvitjet në stadium.  

Stadiumi i qytetit të Lipjanit ende nuk është gati për t’u përdorur. Edhe skuadra tjetër nga Lipjani, UIpiana po detyrohet që ndeshjet si vendas t’i luaj në tjetër lokacion./Indeksonline/