75 Mall Live Search
17:53 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arbëria shënon fitore të madhe në Superligë ndaj Besa Pejës


Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Besa Pejës dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Djelmoshat e Morinës u treguna të fortë në këtë duel, ku e fituan me rezultat të pastër në 3:0, shkruan IndeksOnline

Me golin e shënuar nga Llugiqi në minutën e 49’të, goli i dytë erdhi nga Ibrahimi në minutën e 70’të, ndërkaq për rezultatin përfundimtar në 0:3 u kujdes Koshtanjeva.

Arbëria e cila këtë sezon u promovua në elitën e futbollit kosovar, po vazhdon të jetë skuadrë e fortë për çdo kundërshtar, ku me këtë fitore, klubi simpatik nga Dobraja ka grumbulluar plotë 7 pikë dhe ndodhët në pozitën e parë të tabelës në Superligë.