Arbëria vazhdon kontratën me futbollistin që i ndihmoi të inkuadrohet në Superligë

Arbëria befasoi të gjithë kur siguroi pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Me këtë rast, skuadra nga Lipjani po mendohet që të jetë më konkurruese në mesin e skuadrave më të mira në Kosovë.
Kështu Arbëria ka vazhduar kontratën me futbollistin Arbnor Gashi edhe për një sezon.
“Pershendetje, Permes kti postimi deshta te ju njoftoj se kam arritur akord me kryesin e klubit te Kf Arberis per vazhdimin e kontrates edhe per nje vitë”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale. /IndeksOnline/