75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Arbërie Nagavci: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses për mandatarin

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se do e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nagavci deklaroi se shpreson në vendim të drejtë nga kjo Gjykatë.

“Ne shpresojmë shumë që gjyqtarët të kenë integritet dhe të mos përballen me presion në vendimin e tyre, Vetëvendosje ka pasur kritika edhe më herët por çdo herë ka respektuar vendimin e Gjykatës për këtë lutem që gjymëtarët të japin vendim të drejtë”

“Është Qeveria Kurti ajo që u ka kthy dinjitetin institucioneve të Kosovës, Vetëvendosje do e respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë them se besojë që te ketë një vendim të drejtë”.

Nagavci mes tjerash ka thënë se Kushtetua me vendimin e duhur por që Partia Demokratike nuk po e përkrahë dhe se për këtë nuk po lejojnë mbajtjen e seancës ku temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë.

“Kushtetuta në vendimin e marrë në rastin e pandemisë për të treguar kujdes të shëndetit të qytetareve e dini që masat kanë qenë të duhura por ju dhe partia juaj nuk po e pranoni këtë”.