75 Mall Live Search
23:07 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Arbërie Navagci: Nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti

Ministrja e MASHT, Arbërie Nagavci ka thënë se mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.

“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.

Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja,

7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, tha ajo./IndeksOnline/