75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Arbërisë i largohet mesfushori i talentuar, kjo është arseyja!

Tashmë dhe zyrtarisht, Kujtim Qeli është larguar nga klubi i Arbërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qeli përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, duke falënderuar klubin dhe kryesinë, futbollisti  i jep fund aventurës së tij trevjeçare me klubin nga Dobraja e Lipjanit, shkruan IndeksOnline

Por, cilat ishin arsyet që mesfushori nga Ferizaj u largua nga klubi i Arbërisë, IndeksOnline ka biseduar me Qelin ku ka marrë një përgjigje interesante.

Ai thotë se nuk ka arritur që ta gjej gjuhën e përbashkët me trajnerin e ri dhe për këtë edhe është larguar.

“Nuk arrita ta gjeja gjuhën e përbashkët me trajnerin e tashëm, nuk më dha përkrahjen e duhur, kështu që vendosa të largohem”, tha fillimisht Qeli.

Mesfushori, zbuloi se a ka skuadra që janë interesuara për të?

“Jam në bisedime me 2-3 skuadra nga Liga e parë dhe një nga Superliga”, përfundoi ai.