75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 08 Janar 2023 / Gj. Sh

Arbitri i ndeshjes Monza-Inter kërkon falje për anulimin e golit të Acerbit

Gjyqtari i ndeshjes së mbrëmshme mes Monzas dhe Interit, Juan Luca Sacchi, ishte temë diskutime inë mediat italiane.

Sacchi kishte anuluar një gol të mbrojtësit Acerbi, në minutat e fundit të ndeshjes për një faul të mundshëm, gjë që pamundësoi edhe rishikimin e VAR-it, transmeton IndeksOnline.

Më pastaj Monza arriti që të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes duke ja mohuar Interit fitoren.

Një gabim i mundshëm ku gjyqtari i ndeshjes dha një faull të dyshimtë nga Gagliardini ndaj Marì, i cili, për më tepër, bie ndesh me udhëzimet e VAR , të cilat sugjerojnë se fillimisht përfundon një veprim potencialisht gol dhe më pas mund të ndërhyhet me mbështetje video, në të gjithë rrëfimin është detaji që peshon për më tepër. 

Pas përfundimit të ndeshjes arbitri Sacchi e pranoi edhe gabimin, duke u kërkuar falje lojtarëve të Interit. 

Megjithatë , Sacchi sipas të gjitha gjasave do të pezullohet nga gjyqtarët kryesorë për disa ndeshje./IndeksOnline/