75 Mall Live Search
15:32 / E Martë, 25 Maj 2021 / Blerim

Arbnor Gashit i skadon kontrata me Arbërinë: Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre

Lojtari, Arbnor Gashi është larguar përfundimisht nga KF Arbëria.

Gashi largohet për shkak të skadimit të kontratës, shkruan IndeksOnline

“Rreth kujtimeve dhe emocioneve deshta të ju njoftoj se nga sot më ka skaduar kontrata me KF Arbërinë nga Dobroja e Madhe”, shkruhet në statusin e futbollistit

Kujtojmë që lojtari kosovar e ka dërguar klubin në CAS, për shkak të mos-pagesave.

Arbëria nuk arriti të qëndronte në Superligën e Kosovës, përkundër paraqitjeve fantastike që i bëri në kampionat. Ata sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar./IndeksOnline/