75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

Arbnor Morina arrin fitoren me Kosovën U17

Përfaqësuesja e Kosovës U17 arriti të mposhtë Moldavinë me rezultat 1-0.

Kjo është edhe fitorja e parë për selektorin, Arbnor Morina në fazën e ligës B të raundit të dytë të kualifikimeve për Evropianin e U17-shave.

Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Rin Ahmeti, i cili realizoi në minutën e 41-të.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në pozitën e parë me 4 pikë, ndërsa Moldavia në fund të tabelës ku nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme Kosova pritet ta zhvillojë kundër Qipros, pas tre ditësh./IndeksOnline/