75 Mall Live Search
20:20 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / Blerim

Arbnor Morina flet për ftesën që Kosova U21 i ka bërë, Almir Kryeziut

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina po tregon sukses të madh me klubin nga Dobraja e Lipjanit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndonëse vetëm sa ka filluar punën te Arbëria, tekniku Morian ka arritur të përgatit futbollistë që mund të luajnë për Kombëtaren U21 të Kosovës, shkruan IndeksOnline

Fjala është për mesfushorin, Almir Kryeziu i cili sot është ftuar nga trajneri i U21-shave, Rafet Prekazi për ndeshjet e nëntorit.

Tekniku, Morina është i kënaqur dhe shumë i lumtur që një futbollist nga skuadra e tij është grumbulluara për Kombëtaren U21, këtë e tha vetë trajneri në një prononcim për Sportin në IndeksOnline.

“Almiri ka punuar shumë dhe si profesionist i vërtetë, ka realizuar  të gjitha që unë si trajner kam kërkuar nga ai, dhe u shpërblye në kohën e duhur”.

“Edhe në të ardhmën do ketë futbollistë nga klubi ynë që do të luajnë për Kombëtare, pasi puna dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen”, tha tekniku Morina.