75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / C E

Arbnor Morina flet për suksesin historik të Arbërisë: Forma është rezultat i punës dhe përkushtimit të futbollistëve

Klubi i Arbërisë nga Lipjani ka qenë befasia më e këndshme deri më tani në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Pas 5 ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e dytë me 8 pikë, ku kanë arritur të shënojnë 2 fitore 2 barazime dhe kanë një humbje.

Në një intervistë për Indeksonline, arkitekti i këtij suksesi, trajneri, Arbnor Morina tha se forma deri më tani është fal rezultatit dhe punës së futbollsitëve.

Sezoni i suksesit historik të klubit ku është parë homogjeniteti i kryesisë shtabit dhe futbollistëve dhe si e tillë po vazhdon edhe më tej”, u shprehë Morina.

Tutje, ai foli për ndeshjen e fundit kundër Gjilanit, ku Arbëria pësoj humbjen e parë.

Në gjiron e fundit humbëm nga një klub super i përgatitur por edhe në këtë takim futbollistët ishin për lavdatat më të mëdha. Bëmë disa gabime nga të cilat u dënuam por djemët ishin në nivel si deri më tani”, shtoj trajneri i Arbërisë.

Tutje, Morina tregoj se cili është synimi i ekipit të Arbërisë këtë sezon.

Forma është rezultat punës dhe përkushtimit të futbollistëve të cilët po stërviten, po luajn dhe po sillen në mënyrën më të mirë dhe janë për lavdata të mëdha.”

Synimi ynë është të stabilizohet ekipi por nëse na jepet rasti për më shumë do të mundohemi ta shfrytezojmë”, u shprehë ai.

Trajneri i Arbërisë foli edhe për mundësinë e afrimit të futbollistëve të rinj.

Afati ka përfunduar por në afatin e dimrit do të shohim si qëndron puna”, tha Morina.

Në fund, ai foli edhe për ndeshjen historike të kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, ku do të kemi mungesë Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Amir Rrahmanin.

Janë mungesa të mëdha por si gjithmonë besoj në këta djem dhe se në momentin kyq do të tregohen të mëdhenj si gjerë më tani”, përfundoj Morina.

Arbëria në pesë ndeshjet e para arriti të fitoj pikë kundër Feronikelit dhe Prishtinës, po ashtu mposhtën Trepçën 89 dhe Besën e Pejës. Ata u mposhtën nga Gjilani në ndeshjen e fundit. /IndeksOnline/