75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Arbnor Morina flet rreth rifillimit të Superligës

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina ka folur për indeksOnline, në lidhje me rifillimin e Superligës dhe formës fizike të futbollistëve.

Morina ka thënë që vendimin për rifllimin e sezonit do ta marrë FFK, pas konsultimeve me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe atë të Shëndetësisë.

“Vendimin meritor dhe të vetmin e bjen FFK pas konsultave me MKRS dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sepse jan disa hapa që duhet ndërmarr më herët” ka thënë Arbnor Morina.

Po ashtu Morina ka këshilluar bërjen e analizave për futbollistët dhe stafin para se të filloj sezoni.

“Mendoj që nuk duhet të fillohet pa u bërë analizat e të gjith atyre që janë të kyqur në punë me ekipet e para si dhe me të punësuarit nëpër klube”.

Arbnor Morina shqetësimin e tij e ka shprehur edhe për formën fizike të futbollistëve, pasi që nga pauza e gjatë kanë humbur performancën fizike.

“Pa marë parasysh që futbollistët kanë punuar individualisht ata kanë humbur nga perfomanca e tyre. Pasi që tani kemi kushte tjera atmosferike ndryshon edhe puna në cikluse stërvitore”, tregoi drejtori i Flamurtarit.

Po ashtu ai ka thënë që tri javë mund të jenë të mjaftueshme për stërvitje në këto kushte edhe pse puna e mirëfillt kërkon 40-45 ditë përgaditje.

“Mendoj që tri javë kishin qenë të mjaftueshme për punë kolektive , me fjalë popullore për zor, sepse puna e mirëfillt kërkon 40-45 ditë përgaditje të gjithmbarshme”, ka përfunduar Arbnor Morina./indeksOnline/.