75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Arbnor Morina: Grupi është i fortë, djemtë e Kosovës do t’ia dalin

Kosova do të jetë në Grupin C3 të sezonit të dytë të Ligës së Kombeve së bashku me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Dardanët do të kenë përball dy skuadra shumë të forta si ajo sllovene dhe greke.

Drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina në një prononcim për Indeksonline e ka cilësuar si të fortë grupin, megjithatë Dardanët mund ta përballojnë.

Mendoj që grupi nuk është i lehtë sepse Sllovenia dhe Greqia kanë ekipe të mira. Besoj që forma e mirë e djemve të Kosovës do të jetë edhe më tej në ngritje dhe se edhe këtë herë do të na gëzojnë me lojëra dhe fitore. Shumica e lojtarëve janë në formë të mirë“, ka thënë Arbnor Morina.

Dardanët, ndeshjet e Ligës së Kombeve do t’i zhvillojnë gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor. Secilin nga këta tre muaj do të luhen tri ndeshje. /IndeksOnline/