75 Mall Live Search
21:01 / E Martë, 27 Korrik 2021 / C E

Arbnor Morina trajner i Vëllaznimit?

Vëllaznimi i Gjakovës është duke synuar të zhvilloj një sezon perfekt për tu rikthyer në Superligë.

Kuqezinjtë janë në negociata për të emëruar në krye të shtabit teknik Arbnor Morinën.

Menaxheri gjeneral i klubit, Besnik Gojani e ka konfirmuar për Indeksonline se janë në negociata me njërin nga trajnerët më të njohur në Kosovë.

Jemi në negociata me Arbnorin, por deri të enjten nuk do të ketë zyrtarizim. Vëllaznimi është i fokusuar të luaj futboll cilësor. Pas emërimit të trajnerit, do të bëjmë disa transferime të futbollistëve. Synimi i Vëllaznimit do të jetë loja korrekte, e bukur dhe pastaj ndeshje pas ndeshje do të shohim”, ka thënë Gojani.

Vëllaznimi bën gara në Ligën e Parë Grupi A.

Në sezonin e fundit, Arbnor Morina bëri një sezon mjaftë të mirë me Arbërinë ku disa javë në fillim të sezonit ishte në vendin e parë në tabelë. /IndeksOnline/