75 Mall Live Search
18:54 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

Arbnor Morina tregon se cilat skuadra do të kualifikohen në finale të Kupës së Kosovës

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli e pret Ballkanin e Ismet Munishit ku në ndeshjen e parë në Suharekë barazuan pa gola.

Në stadiumin e qytetit të Skenderajt, Drenica e pret Prishtinën, që në “Fadil Vokrri” fitoi bindshëm, 3-0, shkruan Indeksonline.

Trajneri Arbnor Morina, e sheh Prishtinën më favorite për të kaluar në finale duke e pasur parasysh edhe rezultatin e ndeshjes së parë.

Prishtina me kualitetin dhe me konkurencen brenda ekipit me një këmbë është në finale. Edhe pse Drenica për mua po luan një futboll shumë të pëlqyeshëm dhe ka individ kualitativ brenda ekipit. Por rezultati në masë të madhe e favorizon Prishtinën“, ka thënë Morina për Indeksonline.

Por kur vie puna te ndeshje Feronikeli – Ballkani duket se nuk ka një favorit absolut dhe sipas Morinës ndeshjen do ta fitoj skuadra që ndjek më së miri strategjitë dhe taktikat.

Feronikeli dhe Ballkani kanë punë të vështirë në mes vete. kemi pa një Feronikel shumë serioz dhe një Ballkan shumë kërkues dhe ofenziv. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe se për kualifikim do të vendosin cikrrimet në fushë apo më mirë me thanë ekipi i cili do të kontrolloj më mirë mesfushën dhe ta mbaj kundërshtarin më larg portës së vetë do të jetë në përparësi sepse të dy ekipet i kanë sulmuesit e shpejtë dhe taktikisht të fortë“, ka thënë drejtori sportiv i Flamurtarit.

Edhe njëra edhe tjetra skuadër kanë gjasa të luajnë në finale dhe për mua personalisht do të ketë çka të shihet në këtë takim edhe nga kualiteti i lojtarëve por edhe nga taktikat e trajnerëve“, tha ndër të tjerash, Arbnor Morina.

të dyja ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:30. /IndeksOnline/