Arbnor Morinës i rikthehet buzëqeshja, Arbëria fiton pas katër humbjesh

Arbëria ka shënuar fitore pas katër humbjesh radhazi në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Dobraja ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 12-të, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lutfi Bilalli në minutën e 77-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arbëria ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 14 pikë derisa Besa mbetet e fundit me vetëm gjashtë pikë. /IndeksOnline/