75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Arbnor Muja me Antwerpin në grupet e Champions League, kalojnë edhe PSV dhe Copenhagen

Futbollisti kosovar, Arbonor Muja dhe skuadra e tij Antwerp, kanë siguruar fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra belge eliminoi në play-off AEK Athinën me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-0, Antwrp shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë si mysafire me rezultat 2-1.

Në fazën e grupeve janë kualifikuar edhe skuadra e PSV Eindhoven, e cila eliminoi Rangersin me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Edhe Copenhagen do të marrë pjesë në Champions, pasi sonte barazoi 1-1 në shtëpi me skuadrën polake, Rakow, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 1-0./IndeksOnline/