75 Mall Live Search
13:38 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Arbnor Muja shënon në fitoren e Antwerpit (VIDEO)

Arbnor Muja ka gjetur përsëri golin në kampionatin belg.

Futbollisti kosovar shënoi një nga golat, në fitoren bindëse të Antwrpit ndaj St.Liege, me rezultat 6-0, shkruan IndeksOnline.

Muja shënoi për rezultatin 4-0, në minutën e 42-të.

24-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me Antwerpin, duke shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në 14 ndeshje./IndeksOnline/