75 Mall Live Search
19:24 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arbnor Ramadani rinovon me Llapin edhe për një edicion

Klubi Futbollistik “Llapi” ka rinovuar kontratën edhe me futbollistin Arbnor Ramadani.

Llapjanët kanë arritur ta bindin mesfushorin gjilanas për të vazhduar bashkëpunimin për të paktën edhe një edicion të radhës, pasi që 26 vjeçari ishte vërshuar nga ofertat e shumta të klubeve të Superligës.

Ramadani vendosi ta hedhë ‘firmën’ në “Zahir Pajaziti”, derisa u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e klubit.