75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 25 Janar 2026 / AR

Arbnora Ademaj festoi ditëlindjen, pamje nga festa gjigante

Aktorja e moderatorja Arbnora Ademaj ka festuar ditëlindjen e saj me një festë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Ambienti luksoz, dekorimet elegante dhe atmosfera festive e bënë mbrëmjen të veçantë, shkruan Indeksonline.

Në festë morën pjesë familjarë, miq të afërt dhe të ftuar specialë, ndërsa pamjet nga eventi u shpërndanë edhe në rrjete sociale.

Arbnora u shfaq e buzëqeshur dhe plot stil, duke shijuar çdo moment të kësaj dite të veçantë.

Festa u shoqërua me muzikë, argëtim dhe surpriza, duke e kthyer ditëlindjen e saj në një event të paharrueshëm./Indeksonline/