22:45 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Arbnora Ademaj: Mjafton ta kujtojmë këtë fotografi nganjëherë

Arbnora Ademaj, bukuroshja kosovare që këtë kohë është folur për startin e një karriere si aktore në kinematografinë turke, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes përmes një mbishkrimi për realitetin më drithërues që e ka përjetuar populli jonë.

Në kohën e koronavirusit, Arbnora Ademaj, përmes një mbishkrimi në Facebook, ka shënuar një ngjarje të jashtëzakonshme për vendin.

Miss, prezantuesja dhe aktorja e famshme, e ka kujtuar kohën e luftës, ndërhyrjen e Natos. Me të drejtë, ajo mendon se populli duhet ta kujtoj më shpesh e më shumë të kaluaren.

Ky është postimi i Arbnores, lëshuar sot në faqen e saj në Facebook.