15:40 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Arbnora Ademaj takohet me Atifete Jahjagën: Një grua e hekurt dhe shembull i suksesit

Aktorja kosovare, Arbnora Ademaj ka disa ditë që gjendet në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme ka pasur një takim të veçantë me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, shkruan Indeksonline.

Ademaj e cilësoi atë si grua të hekurt, përkrahëse të grave si dhe shembull të suksesit.

“Sot ne nje takim te veçante me ish Presidenten Atifete Jahjaga, nje grua e hekurt, perkrahese e madhe e grave dhe shembull i suksesit”, shkroi ajo në Facebook duke shpërndarë një foto bashkë me të, në të cilën u shfaqen për mrekulli./Indeksonline/