75 Mall Live Search
20:12 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Arbnora Ademaj takohet me Osmanin në Turqi: Është shembull i gruas së fortë shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në Stamboll ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës.

Ndërkaq nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.

Në këtë takim mori pjesë edhe aktorja e njohur kosovare, Arbnora Ademaj, e cila ndau një postim në Instagram duke shkruar se ishte e nderuar që mori ftesë nga Ambasada e Kosovës në Turqi për të takuar presidenten e Republikës së Kosovës.

Ajo shtoi se presidentja Osmani është shembulll i gruas së fortë shqiptare.

E nderuar me ftesen nga Ambasada e Kosoves ne Turqi ne takimin me Presidenten e Republikes se Kosoves, Vjosa Osmani, nje shembull i gruas se forte shqipetare“, shkroi aktorja në postim./Indeksonline/