75 Mall Live Search
23:43 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Gj Sh

Archivo VAR analizon golin e Cubarsit i cili u anulua për offside

Atletiko Madrid sonte shënoi fitore 4-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmqfinale të Kupës së Spanjës, por një gol i anuluar i Cubarsit ndezi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Faqja e njohur, “Archivo VAR”, ka publikuar një analizë të detajuar të golit të anuluar të Cubarsí, duke konfirmuar se vendimi për offside ishte i drejtë, shkruan IndeksOnline.

Sipas analizës milimetër pas milimetri, në momentin kur Robert Lewandowski prek topin, mbrojtësi katalanas ndodhet lehtësisht përpara vijës së fundit të mbrojtjes kundërshtare. Edhe pse diferenca është minimale, pamjet tregojnë qartë se pozicioni i tij është përtej vijës së lejuar.

“Archivo VAR” thekson se, pavarësisht polemikave, vendimi për anulimin e golit është në përputhje me rregulloren aktuale të ofsaidit. Analiza gjithashtu vlerëson punën e arbitrave të VAR-it në këtë episod, duke e konsideruar ndërhyrjen e tyre të saktë./IndeksOnline/