Arda Guler 24-shi i ri i Realit, tregon se çfarë i tha Ancelotti dhe kush është mesfushori më i mirë në botë për të

Arda Guler është prezantuar sot si lojtar i ri i Real Madridit, teksa ka zbuluar fanelën e tij me numër 34 te galaktikët.
Zyrtarisht transferimi i Guler nga Fenerbahce te Real Madridi ka peshuar plot 20 milionë euro.

“Dua të jem një legjendë e Real Madridit. Kishte shumë oferta në adresën time, por prioriteti im ka qenë gjithmonë Real Madridi. Nëse Madridi më jep mundësinë të luaj, unë do ta bëj atë. Nuk po mendoj të huazohem askund. Më telefonoi trajneri dhe më tha se donte të më shihte live. Më tregoi pozicionin se ku do të luaj. E përsëris se ka pasur shumë klube që kanë paraqitur ofertën e tyre. Por sapo u shfaq Real Madridi, gjithçka tjetër humbi vlerën. Edhe Ozil më tha se të luash te Reali është privilegj. Për mua Modric është mesfushori më i mirë në botë dhe është nder të luaj me të” ka thënë Guler./Indeksonline/