23:55 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Arda Guler: Dua të jem një legjendë e Real Madridit

Transferi i ri I Real Madridit, Arda Guler, ka thënë se dëshiron të jetë një legjendë e klubit mbretëror.

“Los Blankos” mposhti Barcelonën në garën për 18-vjeçarin turk, duke e transferuar nga skuadra e Fenerbahches, shkruan IndeksOnline.

Guler ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të Real Madridit, ku ka folur për punën dhe objektivat e tij për të ardhmen.

“Dua të hyj në historinë e këtij klubi, do të doja të bëhesha një legjendë. Ky klub ka fituar shumë tituj gjatë historisë. Sapo i kam parë të gjitha Kupat Evropiane dhe mund të them se është një ndjenjë e pabesueshme. Kam ardhur te Real Madridi, një klub shumë i rëndësishëm, për të punuar dhe evoluar në lojën time dhe në karrierën time sportive.”, deklaroi Guler.

18-vjeçari gjithashtu thumboi pakas edhe rivalët e Realit, skuadrën e Barcelonës.

 ” Shumë klube evropiane kanë treguar interes të madh, por kur Real Madridi, skuadra më e mirë në botë, është e interesuar për ju, vendimi është i qartë.”,përfundoi Arda Guler./IndeksOnline/